Siç e kemi parë nga postimet e fundit, pritet që së shpejti Era së bashku me motrën e saj Nora të publikojnë një bashkëpunimin të titulluar “Nuk e di”.
Të dyja motrat na kanë njohur me look-un e tyre në klipin e ardhshëm.
![]()
![]()
Mirëpo së fundmi të gjithë jemi surprizuar sërish nga Era.
Bukuroshja përveç realizimit të këngës me Norën duket se është e angazhuar në një tjetër bashkëpunim. Kësaj here me një personazh publik shumë të njohur. Po flasim për reperin amerikan Verse Simmonds, i cili ka publikuar një foto në Insta Story, ku shfaqet me këngëtaren në një studio diskografike (të paktën kështu duket)!
![]()
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të publikohen bashkëpunimet e Erës.

