Erdogan njofton shtetrrethimin mbarëkombëtar, Turqia do të futet në izolim të plotë gjatë Bajramit

45652442_303.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë, duke filluar që nga data 23 maj. Ky vendim, siç tha Erdogan, është marrë në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa vendi do të kremtojë Festën e Fitër Bajramit.

“Izolimi prej katër ditësh do të fillojë të shtunën, në prag të festimeve të Bajramit, në të 81 provincat”, deklaroi presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia nuk ka patur një shtetrrethim të rreptë që nga 11 marsi, kur u raportua rasti i parë me COVID-19.

Erdogan tha se disa xhami do të rihapen gradualisht për faljen e pasdites pas namazit të së premtes më 29 maj. Lutjet në xhami kanë qenë të pezulluara që nga 16 marsi.

Sipas Erdoganit, kufizimi i hyrje-daljeve do të zgjaten për 15 ditë në 15 provinca dhe qytete, duke përfshirë qendrën financiare të vendit, Stambollin dhe kryeqytetin, Ankaranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303