“Faleminderit Shqipëri’. Ilir Meta udhëton drejt Kosovës, zbulohet arsyeja

ILIR-META-e1574933566747-750x375.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset sot drejt Kosovës, për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur Akademinë Solemne ‘Faleminderit Shqipëri’.

Kjo veprimtari organizohet nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë dhe do zhvillohet sot në Prishtinë në Qendrën ‘Bogdani Polis’ pranë Katedrales ‘Shën Nënë Tereza”.

Në qendër të Akademisë Solemne është falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303