fbpx

FEJTON – Listat e hapura të Kiços

LISTAT-E-KICOS.jpg

E martë e rastësishme. Fshati po i rastësishëm. Dyqan ushqimor fare i rastësishëm.

Kiçua, pronari i dyqanit ka mbështetur të dyja duart nga pjesa brenda e banakut dhe si i dorëzuar dëgjon folësin e lajmeve në televizionin kombëtar.

-Me lista të hapura apo me lista të mbyllura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?- pyet ai nëpërmjet penës së gazetarit.

-Me lista të hapura- u përgjigj Kiço, por kur kujtoi se kishte folur me vete e dëgjoi Llukani, klient i tij që sapo shkeli në prag.

-Po të ha meraku fort për ato lista dhe ty o vëlla xhani?- pyeti ai.

Kiçua e pa, drejtoi trupin dhe përsëriti:

– Me lista të hapura o Llukan, që ta marrin vesh të gjithë…

– Qenke mërzitur nga sa duket o Kiço.

– Të dy burrat heshtën dhe qendronin përballë njëri tjetrit.

Tiranë, në tryezën e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore me gulçe gëlonin debatet për fatin e kombit.

Fshati i rastësishëm.

-Të njëtën Llukan?- Kiçua e kishte gjetur guximin për ta pyetur.

-Po! Ja… unë, për…punë ditësh…

Shitësi e ndërpreu duke lëshuar me zhurmë në banak qesen me ushqime.

-Të bëftë mirë Lluk!- i tha.

Klienti doli dhe ai pas tij hapi defterin, kthehu nga tre faqe njëra pas tjetrës dhe më pas shënoi emrin e tij në listë.  Më pas e hapi fletoren që nga fleta e parë dhe i kalonte me të shpejt. Emra, emra dhe mbiemra, si dhe shifra të ndryshme pas çdo emri. Mes tyre kishte dhe emra të cilët fshiheshin nga një vizë e hequr fillim e fund, por këta ishin të pakët.

-Ohhh çfarë liste! Kjo po është listë- e tha me zë pronari i ushqimores.

“Po sikur unë të nisem tani dhe shkoj drejt e në tryezën e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Të futem aty, të përplas listën time në mesin e tyrezës dhe ti them:

“Sot vendosa dhe unë të hap listat e fshatit tim. Ja ku i keni, madje, këto emrat janë që përpara katër vitesh, nga zgjedhjet e para. Këto janë listat e kombit, jo ato tuajat” dhe të dal.”- mendoi Kiçua.

Pasdite atë e panë të tërhiqte pas vetes derën e ushqimores, në dorë mbante identitetet e bashkëfshatarëve të tij, listat.

Në xhamin e ushqimores ngjiti një letër.

“Falimentova! Po shkoj të hap listat në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore!”.

 

 

REAL NEWS

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303