Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të lartë udhëtarësh, të cilët kanë mbërritur në tokën shqiptare për të kaluar Vitin e Ri së bashku me familjet e tyre.
Një numër i madh qytetarësh kanë hyrë në territorin shqiptar këto ditë.
Konkretisht, në pikën kufitare të Kapshticës përgjatë ditës së djeshme kanë hyrë 4900 shtetas, ndërsa kanë dalë 3779 të tjerë. Autoritetet doganore po punojnë aktualisht me 7 sportele, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

