fbpx

“Financial Times”: Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gabim historik!

fc37ad80-6782-11e9-a2c3-042d2f2c8874_image_hires_030943-675x450.jpg

“Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për tu bërë fuqi gjeopolitike”. Kështu shkruan prestigjiozja “Financial Times” në një shkrim për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndër të tjera “Financial Times” thekson se BE-ja më parë duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pastaj duhet të reformojë veten, ashtu siç deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron. Bllokimi i hapjes së negociatave shkruan “FT” erdhi pikërisht nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit. Më tej “FT” nënvizon faktin  se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të arritur deri në këtë pikë.

“Shqipëria u përkul përpara presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një Komision i pavarur, ndërsa i dha agjencisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar në mënyrë të konsiderueshme më tej, madje ka ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje dy-dekadëshe me Greqinë dhe të hapë një rrugë për në BE. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, tregoi guxim të madh për të pranuar këtë marrëveshje dhe investoi shumë kapital politik në të”- thuhet në shkrim.

Sipas “FT”, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.

Gjithashtu në editorialin e “Financial Times” nënvizohet fakti se Ballkani Perëndimor mund të rrëshqasë drejt ditëve të tij më  errëta nëse nacionalistët fitojnë pushtetin në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas pritet të kundërshtojnë arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

“Nëse BE nuk mund t’i tërheq vendet e saj kufitare në një orbitë të qëndrueshme, ajo do të luftojë të veprojë më tej një politikë të jashtme autonome, gjoja një objektiv kryesor për Parisin. Nëse Z. Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e rreptë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas kundërshtojnë marrëveshjen e emërtimit me Greqinë dhe ndezin ndjenjën antishqiptare në të gjithë rajonin, Ballkani mund të shkojë përsëri për ditë të errëta”-  përfundon shkrimi në “FT”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303