fbpx

Flet kunati i Teqjes: Nuk u bë sebep motra ime, ja e vërteta me Aldon…

pjimage-2-600x360.jpg

Aldo Teqja, portieri i Partizanit, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ishte me shumë fat të shtunën në mbrëmje, kur ajo rënie nga kati i 6-të i pallatit ku banon nuk rezultoi fatale për jetën e tij. Ishte një ngjarje që mori gjithë vëmendjen ditët e fundit dhe që për policinë ishte një veprim i kryer në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike, por ky variant është hedhur poshtë nga vetë Teqja dhe babai i tij.

pjimage

Për “Panorama Sport” flet ekskluzivisht Redi Veriu, kunati i portierit të kuq. Ai është futbollist dhe aktivizohet me Tërbunin. Pas ngjarjes ai reagoi me një status në rrjetet sociale, ku i kundërvihej medias, ndërsa në intervistën e mëposhtme tregon gjithçka me detaje.

Redi, si është Aldoja tani?

Aldoja është jashtëzakonisht mirë. Ka filluar të hajë, pasi ia pranon metabolizmi. Ka pasur një tub për të hequr gjakun nga mushkëria, ia kanë hequr sot (dje), pasi është pastruar. Është në gjendje shumë të mirë.

Ju keni qenë vetë aty, keni folur me motrën?

Kam katër ditë që nuk lëviz që aty, i kam qëndruar te koka pa limit.

aldo teqja partnerja

Çfarë ka ndodhur realisht, për ta bërë situatën sa më të qartë për të gjithë?

Ai e ka thënë vetë, me gojën e tij, nuk kam pse ta them unë, nuk ia ka imponuar asnjeri ta thotë. Ka folur vetë te “Procesi Sportiv”. Nuk kam çfarë të them më tepër, ai ka qenë versioni, foli edhe i ati i vet. Unë mora pjesë në këtë histori vetëm se motra ime është akuzuar shumë si shkaku kryesor i ngjarjes. Të gjithë ta marrin vesh që ai me motrën time, jo se është motra ime, kanë shkuar shumë mirë. Kanë 9 vjet që njihen, janë të fejuar. Lajmet thoshin se janë me shtëpi me qira, por nuk është kështu. Ajo është shtëpia e Aldos, prindërit kanë 30 vjet aty. Motra ime nuk bashkëjeton me Aldon, është e fejuar, por rri në shtëpinë time. Kanë menduar vetë ata për një dasmë dhe kur të dalin në shtëpi më vete, ose mund ta blejnë një shtëpi, ose mund të rrinë me qira. Janë secili në shtëpi të vet, bëjnë çdo gjë normale që bën një çift i fejuar. Nuk është bërë sebep një sherr midis tyre për ngjarjen. Jam 100% i sigurt, sepse i njoh të dy, motrën time dhe Aldon.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303