Renditja e Forbes, Jay-Z reperi i parë miliarder

jay-z.jpg

Jay-Z është zyrtarisht miliarderi i parë reper pas ndërtimit të një perandorie të bazuar në muzikë, prona, modë dhe investime, ka njoftuar Forbes.

Revista amerikane ka vlerësuar se pasuria e reperit tani arrin një miliardë dollarë.

Forbes thotë se bashkëshorti i këngëtares Beyonce ka pasur sukses, sepse ai ka nxjerrë këngëtarë të suksesshëm e nuk ofroi vetëm mbështetje për to.

Jay-Z, i lindur Shawn Carter, u rrit në një nga zonat më famëkeqe të New York City.

Ai fitoi famë në vitin 1996 me albumin e tij debutues “Reasonable Doubt”. Albumi i tij i vitit 2001, “The Blueprint”, u shtua në Regjistrin Kombëtar të Bibliotekës së Kongresit në muajin mars, sepse u vlerësua si “i rëndësishëm nga ana kulturore, historike dhe estetike”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303