Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije në rrjetin social Facebook se foshnja 12 ditëshe që iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër ndodhet në gjendje shumë të mirë.
“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/336965110820741/?v=336965110820741

