FOTO +18 / Ja si ndodhi vrasja në Kavajë, polici i burgut qëlloi…

1570687702_kavaja.jpg

Foto ilustruese

Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Viktima Dritan Haxholli ka shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-të dashurës rreth orës 02:00 të natës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë.

Pas thirrjeve të vajzës dhe të bërtiturave të saj në banesë ka shkuar polici i burgjeve Bledar Toci, i afërm i saj për t’i ardhur në ndihmë. Por viktima Haxholli ka qëlluar me armë mbi policin duke e plagosur.

Ne foto viktima Dritan Haxholli

Më pas Toci ka qëlluar me armën e shërbimit për vetëmbrojtje ndaj Haxhollit, i cili ka mbetur i vrarë.

Gjithsesi policia ka marrë në pyetje gruan e re por edhe policin për të zbardhur të plotë ngjarjen që tronditi Kavajën mëngjesin e sotëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303