Foto/Bebe Rexha habit me postimin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është fotografuar nga paparacët ndërsa ka qenë duke shkuar për të blerë ushqime.

Ajo është shprehur se i urren fotot pa mendje që i bëjnë paparacët.

Këngëtarja shqiptare e ka treguar sot këtë gjë, kur çuditërisht publikoi një foto të bërë prej tyre.

Ajo shprehet se arsyeja që e publikoi është sepse është reale! Pra Bebe Rexha duket kështu në të vërtetë dhe ajo ka dashur të na i tregojë të gjithëve.

I urrej këto fotot që më bëjnë paparacët por e dini pse po e postoj, sepse është reale. Po blija ushqime dhe bileta lotarie. Meqë ra fjala, fitova 25 dollarë”, shkruan ajo.

Me anë të këtij postimi Bebe Rexha ka dhënë një mesazh për të gjithë.