Këngëtarja e talentuar nga Shkupi Altuna Sejdiu sapo ka promovuar albumin e saj më të ri të cilin e ka quajtur “Fortuna”.
Tuna zgjodhi ta promovonte pikërisht në ditën e gruas, 8 mars.
Për të u kujdes edhe krijuesi i njohur i botës së muzikës Darko Dimitrov.
Krah saj performuan edhe dy emra të njohur si Armend Rexhepagiq dhe Ylli Limani.
Menjëherë pas promovimit të albumit të saj u publikuan fotot e eventit dhe video.

Tuna kishte zgjedhur një veshje mjaft domethënëse të dizenjuar nga dizajnerja Jetmira Bejtullahu.
Në të ishin të ndërthurura bashkë fustani, xhaketa, pantallonat.

Performancës së saj iu bashkua kantautori i njohur Armend Rexhepagiq duke kënduar së bashku këngën “Harrova” si dhe Ylli Limani me këngën “A don Hala” pjesë e albumit “Fortuna”.


Sigurisht që në skenë nuk do të mungonte edhe përkrahësi më i madh i Tunës, partneri i saj Patrisi me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Tian.

Tian nuk mungoi as në albumin e Tunës.
“Tian, hape të gjithë portat e shpirtit tim. Të don mami.”

Së shpejti, albumi“Fortuna” do të publikohet në të gjitha platformat online të muzikës./real-news.tv
https://www.instagram.com/p/BuwphLohzdK/
https://www.instagram.com/p/Bux5fYQhezn/

