Paolo Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, bëjnë me dije familjarët.
Bashkëshortja e tij, Federica Cappelleti postoi një foto në Instagram me shkiumin “Përgjithmonë”.
Ajo nuk dha asnjë shkak për vdekjen e Rossit, por mediat italiane raportuan se ai ishte i sëmurë prej një kohë të gjatë.
Paolo Rossi udhëhoqi ekipin kombëtar italian drejt fitores së Kupës së Botës 1982. Ai ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Spanjë.
Një ndër momentet më të mira në karrierën e tij është 3 golëshi i shënuar ndaj Brazilit që ishte ekip pretendent për fitoren e botërorit.
Nga shumë fansa të futbollit kjo ndeshje e Rossit shikohet si një ndër momentet me të bukura në historinë e kampionatit botëror.