TË FUNDIT

Gazetari publikon fotot nga parcelat me kanabis dhe lëshon deklaratën e fortë: Vetëm falë qeverisë…

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale disa foto në parcela kanabisi dhe ironizon duke thënë se e gjitha kjo është falë kujdesit të qeverisë.

Sipas tij tashmë Shqipëria e garantoi edhe këtë vit brand-in e saj europian. Më tej ai shton se çmimi për kilogramë ka thyer record, nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

“Mirëmëngjes Shqipëri… Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri.. Në pyjet me kanabis ka jetë.

Pershëndetje zoti kryeministër. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…

Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord. Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

A kemi zgjedhje përpara apo jo?! Foto: North Albania 2 tetor 2020…”- shkruan Hoxha.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat