14.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

Getoari është xheloz dhe fanatik për Marinën?

Ata janë dy personazhe të njohur të botës së showbizit shqiptar. Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë ndër çiftet që ngjallin kuriozitet për publikun.

Mbrëmjen e djeshme, reperi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Marinën. “Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë?” Kjo ishte pyetja që Ermal Mamaqi i drejtoi reperit, pasi shpesh është diskutuar që Marina nuk është shfaqur në ekran përshkak të xhelozisë së tij por ky i fundit e mohoi diçka të tillë duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vet. Marina është shumë selektive, do që të gjejë projektin që i përshtatet. Derisa të jetë diçka big nuk e merr përsipër të dalë në ekran” u shpreh Getoari.

 

 

RNA.jpg

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat