Gigi Hadid e “shokuar” në Greqi: Kurrë nuk do të kthehem

Supermodelja me famë botërore, Gigi Hadid, ndodhej së fundmi me pushime në Mykonos, Greqi së bashku me motrat dhe mikeshat.

Vajzat kishin shkuar shkuar në ishullin grek për të festuar ditëlindjen e motrës së madhe të familjes Hadid.

Babai i saj Mohamed Hadid i tha TMZ-së se vajza e tij është e ‘traumatizuar’ pasi iu grabitën sendet e saj personale, ndërsa ishte duke shëtitur në ishullin grek.

Këtë e bëri të ditur dhe vetë supermodelja me një postim në një tjetër profil të sajin në Instagram “Gisposable”, ku postoi një foto me bikini dhe tregonte çfarë kishte ndodhur.

Mos lejoni që Instagrami t’ju bëj për budallenj. U grabita. Kurrë nuk do të kthehem. Nuk ua rekomandoj, shpenzoni paratë diku tjetër”, shkruan Gigi.

/real-news.tv/