“Gjumin, gjumë s’do e bësh”. Kërcënohet me jetë Presidenti Hashim Thaçi, ja mesazhi ndaj tij

Hashim-Thaci.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kërcënuar me jetë nga një qytetar nga pjesa veriore e Kosovës, Kujtim Boletini.

Sipas mediave kosovare, bëhet e ditur se autori është arrestuar nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.

“Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Më pas ky postim është fshirë. Ky kërcënim për Presidentin e Kosovës vjen pas krizës politike që ka Kosova, kur qeveria e kryesuar nga Albin Kurti u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga bashkëaleati i tij qeverisës Isa Mustafa.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303