Një Gjykatë në Arabinë Saudite ka shpallur fajtorë 11 persona të cilët ishin akuzuar për vrasjen e kritikut të qeverisë, gazetarit Jamal Khashoggi.
Khashoggi, një kritik i hapur i qeverisë saudite, u vra vitin e kaluar në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll nga një grup agjentësh saudit.
Prokurori publik saudit tha se ai ishte rezultat i një “operacioni mashtrues”.
Pesë persona do të ekzekutohen dhe tre të tjerët do të burgosen për 24 vite, sipas një deklarate të lexuar në zyrën e prokurorit publik në Riad të hënën.
Raportuesi special Agnes Callamard bëri thirrje që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman të hetohet për vrasjen.
Një ekspert i Kombeve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se ishte një “ekzekutim jashtëgjyqësor”.
Princi i kurorës ka mohuar çdo përfshirje, por në tetor ai tha si udhëheqës saudit ai mori përgjegjësinë e plotë.

