TË FUNDIT

Goditet banda shqiptare e trafikantëve në Itali, sekuestrohen 157 kg drogë

Goditet banda shqiptare e trafikantëve në Itali, në sajë të operacionit antidrogë “Sottosopra”.

Guardia di Finanza i Brescia, ka arrestuar gjatë orëve të fundit 32 persona në Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

“Corriere della Serra” raporton se personat e arrestuar janë kryesisht të përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 157 kg drogë përfshirë kokainë, hashash dhe marijuane që vinin nga Shqipëria, Spanja dhe Hollanda.

Sipas medias italiane, nëse droga do të kishte dalë në treg për t’u shitur ilegalisht do të kapte shifrën rreth 6 milion euro.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat