Mbëmjen e djeshme në Astir u grabit posta private Adex. Detaje të reja kanë dalë në dritë sot nga ngjarja e rëndë. Mësohet se autorët kanë pasur informacion nga brenda dhe kanë pasur djeni se në postë ka pasur para, pasi posta punonte më shumë me dërgesa pakosh e jo parash.
Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjitha lëvizjet e dy grabitësve, ku është dalluar nga pamjet që një nga grabitësit ka probleme me këmbën.
Sakaq, bëhet me dije se kamerat filmuan targën e motorit me të cilën janë larguar grabitësit.

