fbpx

Habit ish-drejtuesi i lartë i PS, zbulon prapaskenat e vizitës së Ramës në Mynih

elmazi.jpg

Ish drejtuesi i lartë i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi, zbulon prapaskenat e vizitës së Ramës në Mynih. Sherifi thekson se gundi i “idhullit” të Ramës, (pra Fan Nolit) ishte i qartë pas fjalimit ku e quajti Lidhjen e Kombeve “vendin e fluskave”, pasi la pushtetin brenda dy muajve pas atij fjalimi.

Por në komente, miqtë e kritikojnë për krahasimin e Ramës me Fan Nolin. Duke i komentuar se Rama dhe Noli nuk kanë të përbashkëta mes tyre.

Shkruan Elmaz Sherifi:

Rama shkoi në Mynih për të mohuar të gjitha kritikat që perëndimi bën ndaj keqqeverisjes së Shqipërisë.

Jo pa qëllim ai deklaron publikisht, se nuk ka kushte për hapjen e negociatave. Këtë e deklaroi edhe në Mynih. Sipas tij në Shqiperi nuk ka krime e kriminelë, por Europa nuk do që t’i hapë negociatat. Ato fenomene janë në Gjermaninë e Merkel, e cila ka marre katër mandate qeverisje. Ate model do të ndjek edhe Rama, prandaj, pas ëndrrës për mandatin e tretë, fantazon për mandatin e katërt.

Edhe idhulli i tij, Noli, me 10 shtator 1924 mbajti një fjalim në Mbledhjen e Asamblese së Lidhjes së Kombeve në Zvicër dhe kritikoi ashpër sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve që nuk i jepte 300 milion franga ari për zhvillimin e ekonomisë.

Noli i befasoi të gjithë kur deklaroi, se nuk ia jepnin ndihmën, se e quanin kryeministër që erdhi në pushtet me kryengritje dhe Shqipëria ishte pa parlament.

Ne tha Noli- do te qeverisim edhe tre vjet pa parlament, sepse parlamenti sipas tij, ishte vendi i fjalëve dhe gazrave, ashtu si e quajti Lidhjen e Kombeve “vendi i fluskave”!

Historianët e dinë si rrodhen ngjarjet. Noli iku nga pushteti brenda dy muajve.

Edhe Rama po jep prova para institucioneve ndërkombëtare, se ai është kundër integrimit në BE.

Ka dhene prova e fakte se ai është kundër integrimit, pasi është i dashuruar me pushtetin.

Aq i dashuruar është me pushtetin, sa e mbron hapur krimin ekonomik.

Po ua kujtoj ngjarjen me inceneratoret.

Ku jane pronaret e tyre, qe nuk dalin të mbrojnë bizneset e tyre, por i mbron me fanatizëm kryeministri Rama?

Pse shkoi ne Fier ministri Klosi dhe nuk shfaqen pronarët e tyre, ashtu si ndodhi me Rrugën e Kombit kur ju vu flaka investimeve në Kukës. Edhe aty asnjëherë nuk doli pronari të negocionte me banorët e zonës, por shfaqeshin dy ministrat, i financës dhe infrastrukturës?

Me sa kuptohet, këta janë pronarët e tyre.

SPAK, kemi te drejtë të dyshojmë, apo ASPAK ?

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303