10.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024

TË FUNDIT

‘Hapni tregun’ / Tregtarët e Korçës në protestë, hedhin perime në mes të rrugës (Video)

Disa fermerë kanë bllokuar këtë mëngjes në tregun unazën e qytetit pranë tregut agro-ushqimor Korçë.

Ata thonë se protestojnë pasi policia bashkiake nuk i ka lejuar të tregtojnë mallrat e tyre ndërsa pretendojnë se kanë tregtuar prej 20 vitesh mallrat në këtë treg, por ditën e sotme janë bllokuar nga bashkia pa asnjë sqarim.

“Kemi 20 vite që shesim. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, ne nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na ka sqaruar na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, shprehen tregtarët.

Fermerët kanë qëndruar në zonën e unazës së qytetit duke hedhur në tokë prodhimet e tyre bujqësore por edhe duke lëshuar thirrje ‘Rama ik’.

Si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre.

Bllokimi ana e autoriteteve vendore ka ardhur pasi fermerët nuk janë të pajisur me NIPT tregtari por vetëm me NIPT fermeri çka do të thotë se mund ta shesin mallin e tyre vetëm në pikat e grumbullimit të shumicës.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat