Hetimi ndaj presidentit amerikan/ Deklarata të forta që vërtetojnë fajësinë e Trump

investigation-on-trump.jpg

Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland, një ndër personat kryesorë të përfshirë në përpjekjen, për të cilën akuzohet Presidenti Trump, ka dhënë dëshminë e tij para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve, në hetimin e nisur nga Demokratët për të verifikuar nëse Trump i ka ushtruar presion Ukrainës me qëllim hetimin e rivalit të tij politik, Joe Biden.

Sondland tha të Mërkurën se ai ka punuar për çështjet e Ukrainës nën “urdhrat e Presidentit” me avokatin personal të Trump, Rudy Giuliani.

Ambasadori ka thënë se ka mbajtur të informuar Departamentin amerikan të Shtetit dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në përpjekjet për t’i bërë presion Ukrainës që të hetojë një rival politik në këmbim të ndihmës ushtarake, duke thënë se në këtë situatë ka ekzistuar kushtëzimi.

Sondland ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me Trumpin, një ditë pasi presidenti i ka bërë presion liderit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

Deklaratat e Sondlandit mund të konsiderohen goditje kritike për Shtëpinë e Bardhë e cila insiston se nuk ka pasur lidhje në mes të ndihmës ushtarake apo vizitës së presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë dhe hetimeve për Bidenin dhe djalin e tij, Hunter.

Mbrojtësit e Trumpit kanë theksuar se nuk ka ekzistuar ndonjëherë kushtëzimi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303