Një diplomat i SHBA ka thënë në seancën për hetimin e presidentit amerikan se Donald Trump i ka kërkuar në mënyrë direkte Ukrainës të hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden.
Bill Taylor, ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Ukrainë, i tha komisionit të hetimit se një anëtar i stafit të tij i tha që Trump ishte i prirur të kërkonte hetimin me patjetër.
Trump thotë se ai nuk kujton ta ketë bërë këtë kërkesë. Ai mohon çdo keqbërje.
Biden shpreson të kandidojë kundër Trump vitin e ardhshëm. Nuk është e ligjshme të kërkosh ndihmë nga subjektet e huaja për të fituar në zgjedhje.
Ai akuzohet se ka ndaluar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, me qëllim që ti bënte presion presidentin e ri të vendit për të shpallur publikisht një hetim korrupsioni për Biden.
Trump e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash”.
Gjatë një deklarate të hollësishme hapëse, ambasadori Taylor tha që një anëtar i stafit të tij kishte dëgjuar një telefonatë në të cilën presidenti pyeti për “hetimet” ndaj Biden.
Telefonata ishte me Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, i cili raportohet se i ka thënë presidentit përmes telefonit nga një restorant në Kyiv se “ukrainasit ishin të gatshëm të ecnin përpara”.
Pas thirrjes, anëtarët e stafit “e pyetën ambasadorin Sondland se çfarë mendoi Presidenti Trump për Ukrainën”, tha Taylor, i cili shtoi:
“Ambasadori Sondland u përgjigj se Presidenti Trump kujdeset më shumë për hetimet e Biden”./real-news.tv/

