Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, në rrugën “Demokracia”, ku si pasojë e një aksidenti fatal humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeçe.
Kurse vajza tjetër është Deni Doku, shoferja e Smartit që i preu rrugën Benzit dhe shkaktoi përplasjen fatale.
E lënduar nga aksidenti mbeti dhe shoqja e saj, Deni Doku, por mundi të jetojë.
Ajo është arrestuar nga Policia nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të Qarkullimit Rrugor”. 19 vjeçarja ka bërë dhe një dedikim prekës për shoqen e saj.
“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .
Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.
Videon e gjeni te linku i mëposhtëm:
https://www.facebook.com/AksidenteRrugore1/videos/1032464783940782