TË FUNDIT

Humbin jetën 3 pacientë të prekur nga COVID, MSH jep detajet e rënda

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar pak më parë se tre pacientë të prekur nga COVID, kanë humbur  jetën gjatë 24-orëve të fundit.

Viktimat janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Ndërkohë në rritje janë edhe shifrat e të infektuarve krahasuar me ditën e djeshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat