I ftoi në takim por vetëm 4 mjekë mbërrijnë në Kryeministri, kush janë ata?

Rama-1-684x450.jpg

Ditën e djeshme Mjekët paralajmëruan se do të dilnin në protestë para oborrit të QSUT, por policia u refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pándemie. Nuk vonoi ftesa e Ramës për t’i pritur në kryeministri për të folur rreth shqetësimeve të tyre, por duket se pjesa më e madhe e mjekëve nuk dëshironin takimin me Ramën.

Vetëm katër mjekë kanë mbërritur në zyrën e Ramës. Në takimin e tyre është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT Enkel Joti.

Sindikata e Mjekève të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni, A. Belshi etj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303