Në fshatin Memaliaj (bashkia Memaliaj) persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 80 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 1 200 000 lekësh të reja.
Shtetasi Hiqmet Ramadani u shoqëruar në spitalin Memaliaj ku mori mjekim si dhe u transportua në spitalin Rajonal “ Omer Nishani “ Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ndaj tij është shtruar dhunë.

