Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga debati i djeshëm në emisionin Opinion mes Kreut të qeverisë, Edi Rama dhe opinionistëve lidhur me aferën e inceneratorëve.
Berisha shprehet se Rama nuk ka respektuar asnjë rregull të distancimit fizik, teksa ka shkuar pranë gazetarëve, i tërbuar, për shkak se afera me plehrat mund ta çojë edhe në burg.
“Skene e papare! Nuk thuhet kot per te se godet ministra ne mbledhje qeverie dhe ne zyre. Edvin Hajdutit i iken tepeleku, i kapur mat nga mega afera korruptive e tij prej 430 milione euro e djegesave.
Ai u versulet i tmerruar nga faktet gazetareve ne studio si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shendetesor nga tmerri dhe terbimi.
Kjo sepse ai e di se ka kryer megavjedhje per te cilen do te denohet se paku 32 vjet Bùrg!”, shkruan Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/394526011708876

