Për shkak të një fotografie të publikuar nga paparacit, teksa e kishin fotografuar këngëtaren Bebe Rexha rastësisht, ajo morri një varg akuzash nga fansat dhe mediat rozë.
E gjithë kjo për shkak se ajo në fotografi shihej se kishte shtuar shumë kile dhe kishte humbur linjat ‘joshëse’ që kishte. E kjo u bë arsye që Bebe, këngëtarja me origjinë shqiptare, të rikthente shpejt format e saj më të mira.
Këtë e ka dëshmuar në llogarinë e saj në Instagram ku ka publikuar pamje ku shihet se ajo tanimë është kalitur, dhe ka arritur të rikthehet në top formë. Kujtojmë që kënga e fundit e këngëtares Bebe Rexha ishte ‘Call You Mine’ që u prit shumë mirë nga publiku.

