Është zbardhur dëshmia e shënjestrës së 2 vëllezërve Stjuart dhe Sebastian Smakaj, ku mbeti i vrarë aksidentalisht shoku i këtyre të fundit Gledis Kraja në Shkodër.
Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës, atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet.
Në atë moment kur të dy ndodheshin te makina kanë dëgjuar krismat e armës. “Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për t’i shpëtuar plumbave. Duke ikur kam parë se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”, ka deklaruar Halili para hetuesve.

