TË FUNDIT

Ilir Meta reagon me urgjencë dhe flet i revoltuar, lëshon paralajmërimin e fortë: Do shembet nga…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot me anë të një mesazhi në Facebook për kalimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në Kuvend. Meta shprehet se populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon detyra, dhe në 25 Prill do ndëshkojë me votë këtë qeverisje.

Postimi i Metës:

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat