Ilir Meta vizitë në Devoll, zbulohet ç’i tha kryetarit të Bashkisë

b172b7d1-6403-4648-90bf-2eb9f685710d-675x450.jpg

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Devoll, ku është ndalur në shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.

Meta shkruan se ka inkurajuar kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të shtëpisë së shkrimtarit, me qëllim kthimin në muze.

Postimi:

Sa herë e vizitoj Devollin, e kam të pamundur të mos ndalem në Menkulas, vendlindjen e Dritëroit tonë të dashur e të paharruar, për t’u përshëndetur me banorët dhe për të ndarë me ta kujtimet tona të shtrenjta për patriarkun e letrave shqipe.

Vizitova godinën e caktuar për t’u kthyer në shtëpi-muze dhe e inkurajova Kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të saj me qëllim që vitin e ardhshëm, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit tonë të madh, ta gjejë plotësisht funksionale për të mirëpritur vizitorët e shumtë.

Devolli i dha Shqipërisë Dritëroin, por edhe shumë Dëshmorë, personalitete dhe arsimtarë si mësuesja Luiza Dule, shembuj të përhershëm frymëzimi dhe krenarie për devollinjtë e të gjithë kombin tonë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303