fbpx

Infektohet me COVID Ministrja e Financave Anila Denaj: Po ndjek udhëzimet e mjekëve, aktualisht jam…

ministre.jpg

Është infektuar me COVID Ministrja e Financave Anila Denaj.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj me anë të një postimi, ku shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë”, shkruan Denaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303