TË FUNDIT

Infermierja përlot me rrëfimin: Në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe ikin në pak momente…

Një infermiere e spitalit Emhurst në New York ka rrëfyer për CNN ngjarjet e rënda, se sa shpejt pacientët përkeqësohen në spitalin e tyre.

“Është e frikshme sepse megjithëse janë të sëmurë duken sikur janë në gjëndje stabël,” thotë ajo. “Më pas pikërisht në sytë e tu ata nuk ngopen me ajër dhe në pak momente iknin…”

Infermierja tregon momentet e fundit të pacientëve që janë në gjëndje të rëndë.

Ajo thotë se së bashku me dy doktorë ndihen plotësisht të pafuqishëm ndërsa qëndrojnë pranë pacientit i cili vdes nga komplikacionet e koronavirusit.

“Edhe pse ju i rivini në funksion zemrën, ata nuk mund të marrin frymë, dhe në një minutë jeta e tyre ikën. Vijnë dhe marrin respiratorin. Më pas një tjetër pacient është duke u përpëlitur”.

Edhe në një konferencë për median Guvernatori i Neë York ka nënvizuar stresin që po përjetohet në këtë spital.

Javën e kaluar, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ky spital ishte një ndër spitalet që po përballonte një numër shumë të madh të rasteve dhe atje po dërgohej shumë personel mjekësor.. CNN raportoi më parë se 13 pacientë vdiqën në këtë spital nga koronavirus brenda 24 orësh.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat