fbpx

“Investimi në sektorët bujqësorë”/ Rama dhe Soreca në Lushnje, takim me fermerët

ra.gif

Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca në Lushnje ku kanë parë nga afër punën nëpër ferma. Ambasadori Soreca është shprehur i lumtur për investimin e BE ndërsa theksoi se kanë qenë mijëra vetë që kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë prej tij.

“Jam i lumtur për investimin e BE. Investimet në bujqësi janë të mirëpritura. Me mijëra persona kanë qenë pjesë e projektit e që përfitojnë nga ky projekt”, deklaroi Soreca.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tregu tashmë, sic mund të shihet është modern dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Sic e shikoni, këtu tregu është krejtësisht i ri dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kemi rilindur bujqësinë dhe për këtë flasin faktet. Me durim duhet të bëjmë gjithcka. Media nuk merret me lajmet e mira, por me të këqijat. Merret me disa që hedhin në tokë domtatet e nuk sheh këtë realitet, sepse nuk dëshiron. Ne si qeveri jemi në mbështetje të bujqësisë, Shqipëria e BE po investojnë në sektorët bujqësorë”, tha Rama.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303