fbpx

Ish-ambasadori amerikan lëshon paralajmërimin e fortë, ja ç’pritet të ndodhë nëse…

Ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, teksa ka komentuar drejtimin e SHBA nga Donald Trump, deklaroi se nëse ai do të merrte një mandat të dytë, SHBA do ndryshonte shumë.

Madje, ish-ambasadori paralajmëroi, se SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president.

“Trump do të ndryshonte mënyrën se si Amerika e shikon veten e vet dhe mënyrën se si bota e shikon SHBA. Disa njerëz do të thonë se kjo ka ndodhur, dhe ndoshta ka ndodhur, por ashtu siç e dimë, mandati presidencial është 4 vite dhe është e mundur që të bëjmë disa rregullime pas 4 vitesh.

Por nëse Trump do të drejtojë për 4 vite, do e ndryshojë Amerikën në mënyrë dramatike. Për shembull, në rastin e Shqipërisë dhe të Europës, shumë prej miqve të mi besojnë se ndoshta SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president.

Mendoj se kjo është shumë e mundshme të ndodhë. Mendoj se do të ishte një botë shumë e ndryshme,” tha Arvizu.