TË FUNDIT

Ish-drejtori i RTSH nxjerr foton e rrallë, ja ç’ndodhi në ’97 dhe si po ‘përsëritet historia’

Ish-drejtori i programacionit në Radio Televizionin Shqiptar Andrea Nathanaili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një dokument autorizimi, që mbanin disa prej punojësve dhe gazetarëve në 1997, pasi ndalohej qarkullimi.

Nathanaili ka bërë një paralelizëm me periudhën aktuale, ku përsëri nuk lejohet qarkullimi për shkak të situatës alarmante të koronavirsit.

Ai është shprehur se atëherë lëviznin dhe ruheshin nga plumbat, që nuk dihej nga vinin. Ndërkohë tashmë në mars të 2020 vazhdon i njëjti cikël ‘plumba’, që nuk dihet se nga vijnë dhe përsëri në gjendje izolimi.

‘Lëviznim dhe u ruheshim plumbave që dihej nga vinin. Viti 2020. Përsëri Mars. Përsëri me ‘plumba’ që nuk dihet nga vinë dhe përsëri në gjendje izolimi. Cikli im i ndalim-qarkullimeve paska qenë 23 vjeçra. Sa me fat që jam!’, shkruan ndër të tjera Andrea Nathanaili.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat