TË FUNDIT

Ish-ministri ngre shqetësimin për fenomenin që po ndodh në vendin tonë

“Është devijim i rëndë kur të rinj që shkojnë në universitet për t’u arsimuar, përfundojnë në politikë’. Kështu ka deklaruar në një postim në rrjetin social Facebook, ish-ministri Ylli Manjani, sipas të cilit ky model, shton analfabetizmin funksional në politikë dhe si pasojë rinia zgjedh të largohet.

Postimi i Manjanit

Është devijim i rëndë kur të rinj që shkojnë në universitet për t’u arsimuar dhe përfundojnë në politikë.

Modeli që ndërpret shkollën për t’u bërë deputet apo anëtar partie është dështim, si për rininë ashtu edhe për politikën.

Ky model shton analfabetizmin funksional në politikë.

Shoqëria humb burime njerëzore profesionistësh.

Familjet humbin investimet e tyre për të ardhmen e fëmijëve.

Sistemi edukativ përmbyset i gjithi.

Rinia demotivohet dhe në kushtet e përhapjes së analfabetizmi dhe antivlerave, largohet nga vendi…

Zgjidhje ka, pa dyshim. Po si fillim duhet departizimi i rinisë…

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat