Një histori e rëndë është rrëfyer nga ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj.
Ai ka bërë me dije mbrëmjen e djeshme një histori të disa viteve më parë, në kohën kur ka qenë shef Komisariati, ku babai ka vrarë vajzën e tij dhe më pas ka kërkuar që ta varrosë me pretendimin se kishte humbur jetën nga zemra.
“Ka qenë një rast ku babai ka vrarë vajzën se u nda nga burri. Fati i mirë që prokurori ishte i vëmendshëm dhe e zbuloi ngjarjen. Kam qenë shef i atij komisariati. Kanë dashur ta varrosin në mënyrë normale, sikur ka vdekur nga zemra. Fati i mirë që prokurori e zbuloi”, është shprehur ai.

