fbpx

Ishte dënuar me 10 vite burg, arrestohet i kërkuari, ja ç’kishte bërë

arrestohet-770x433.jpg

Operacioni policor i koduar “Alias” ka përfunduar me arrestimin e një personi të dënuar në Itali me 10 vite burg për “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Njoftimi i Policisë:

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga Sektori i Operacioneve dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, njoftoi Policia.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian. Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, shtuan të njëjtat burime.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303