TË FUNDIT

Ishte dënuar me 4 vite burg, Policia arreston në Tiranë 23-vjeçarin, ja ç’kishte bërë

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim në Mbretërinë e Bashkuar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit.

“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester / Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë” thuhet në njoftim.

Ardit Mali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford në Mbretërinë e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat