fbpx

Iu futen natën në shtëpi, tmerrohen të moshuarat, policia jep deklaratën urgjente

pol.jpg

Një banesë është grabitur orët e para të mëngjesit në Terihat të Dropullit. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën ku ndodheshin dy të moshuara, kanë marrë një sasi parash dhe më pas janë larguar.

“Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar”, njoftoi policia.

“Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shtuan të njëjtat burime.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303