J.LO uron ish-bashkëshortin dhe të fejuarin

Jennifer Lopez ruan një marrëdhënie mjaft të mirë me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Në Ditën e Babait ajo nuk e ka ndarë ishin e saj nga i fejuari, dhe i ka uruar që të dy. Aktorja dhe këngëtarja ndau një mesazh për ish-bashkëshortin, Marc Anthony, me të cilin ka binjakët 11-vjeçarë, Emme dhe Max.

“Gëzuar ditën e babait. Emme dhe Max të duan shumë,”-shkroi Lopez, duke ndarë foto të familjes.

Gjithashtu në njërën nga fotot shihen së bashku Marc Anthony dhe i fejuari i saj Alex.

Aktorja publikoi edhe një video kushtuar Rodriguez, i cili është baba i dy vajzave, 11-vjeçares Ella dhe 14-vjeçares Natasha.

“Sa fat jemi që të kemi në jetën tonë. Jo vetëm që na bën të gjithëve qeshim çdo ditë, por na ndihmon të jemi më të mirë. Nuk mund ta tregoj dot se sa shumë domethënie ke për mua, Max dhe Emme. Duke parë se çfarë babai je për Tashi dhe Ella është një nga gëzimet e mia më të mëdha dhe janë me fat që të thërrasin ty baba,”-shkroi Lopez në urimin dedikuar të fejuarit./real-news.tv/