fbpx

Ja ku shkojnë miliardat e huaja në Shqipëri

investimet.jpg

Banka e Shqipërisë ka bërë publike bilancin e pagesave, ku investimet e huaja direkte kanë tërhequr menjëherë vëmendjen.

Investimet e huaja direkte janë rritur me 1.6 për qind në tremujorin e parë të vitit, teksa kompanitë e huaja kanë vijuar të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Pjesa dërrmuese e investimeve nga jashtë përqendrohen vetëm në katër sektorë, që janë; energjia, industria nxjerrëse, pasuritë e patundshme dhe sektori financiar. Investimet në këto sektorë kanë një impakt më të ulët në rritjen e produktivitetit dhe punësimit, duke kufizuar ndjeshëm përfitimet që merr ekonomia kombëtare dhe qytetarët.

Prej disa vitesh investimet e huaja në ekonominë shqiptare kanë qëndruar në nivele të larta. Rekordi historik u shënua vitin e kaluar kur kompanitë e huaja investuan 1 miliardë e 21 milionë euro në ekonominë shqiptare. /real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303