TË FUNDIT

“Ja kush është terroristi që përgjaku Vienën, prindërit e tij…”. Trondit Gazetari, zbulon detajet e rënda

Gazetari austriak Florian Klenk me anë të një statusi në Facebook ka reaguar për sulmin terrorist në Austri, duke theksuar se një nga terroristet ka rrënjë shqiptare.

Klenk ka thënë se 20-vjeçari i dyshuar ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak, ndërsa shton se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, por ishte penguar të shkojë. Sipas gazetarit prindërit e 20-vjeçarit janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, dhe vetë ata nuk ishin shquar për përkatësinë e tyre fetare.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

Nga sulmi në Vienë kanë mbetur të vdekur 3 civilë dhe të plagosur rëndë 15 persona, mes tyre dhe punonjës policie. Sipas autoriteteve terroristi kryesor është vrarë, ndërsa ka dyshime se ai është ndihmuar dhe nga persona të tjerë, për të cilët vijojnë hetimet.

Mediat në Austri por edhe vetë autoritetet mbeten tepër të rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë ngjarje, ndërsa vazhdimisht u kërkuan qytetarëve që të mos dilnin nga banesat e tyre, nga frika e ndonjë sulmi tjetër.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat