TË FUNDIT

“Jam një njeri i gjallë, por i vdekur…”. Nëna e studentes së vrarë lëshon apelin drithërues

“Unë jam një person i gjallë, por i vdekur”. Kështu ka deklaruar mamaja e Helena Topaloudi, studentja greke e cila u vra nga një shqiptar së bashku me një grek.

Ndërsa gjyqi për vrasjen e Helena Topaloudi vazhdon, nëna e saj iu bën thirrje autoriteteve greke që të ndryshojnë Kodin Penal dhe të dënojnë me burgim të përjetshëm vrasësit e vajzës.

“Unë jam shumë keq. Vajza ime ishte thjesht një studente. Jeta ime është shkatërruar. Nuk kam më jetë. Unë jam një person i gjallë, por i vdekur. Thjesht jetoj me kujtime në shtëpinë time dhe me qirinj, për të mbajtur mend time bijë. E kemi dërguar vajzën me sakrifica në shkollat më të mira në Rodos.

Ishte një fëmijë që e donte mësimin, dijen, që bënte përpjekje të përmirësonte anglishten e saj, gjermanishten dhe arabishten. Babai i saj shkonte deri në Jordani, që ajo të mësonte arabisht, ndërsa ka bërë edhe shumë kurse për gjuhë të huaja. Ajo ka punuar në Edirne pa pagesë, sepse ëndërronte që një ditë të shërbente për stafin diplomatik grek. Ajo kishte qëllime të mëdha. E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh, gënjeshtari, frikacaku. Sa gënjeshtra mund të ketë thënë ai. Unë si nënë dua t’i shoh pas hekurave përjetë vrasësit e time bijë. Ata më vranë vajzën time. Ata janë përbindësha”, tha nëna e Helena Topaloudi për mediat helene.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat