Gjatë intervistës së zhvilluar dje në emisionin “Java “, kreu i qeverisë është pyetur lidhur citimeve të tij në rrjetet sociale të Librave të Shenjtë.
“Librat e Shenjtë kanë qenë një nga pikat e referimit për ne. Sa i përket mjekrës, nuk kam dhënë asnjëherë sqarime për pamjen e jashtme.
Janë munduar të kapen edhe pas hallateve të mia, kundërshtarët e mi politikë, por më në fund dreqi e mori, pas 30 vitesh, duhet ta mbyllin këtë histori si vishet, si nuk vishet. Jo me poture, jo me opinga. Tani kam bërë dhe opinga tradicionale”, tha Rama.

