Johnny Depp dërgohet në spital

johnny-depp-1.jpg

Aktori i njohur Johnny Depp, aktualisht po qëndron në Mal të Zi, për xhirimet e filmit të tij të ri “Minimata”.

Por, sipas raportimeve Depp pati një incident të vogël.

Sipas mediave të huaja, gjatë punës, aktori ndjeu diçka të keqe në qafë dhe është dërguar në spital.

Në një fotografi që është publikuar, aktori shihet me qafore pranë një gruaje e cila me profesion është fizioterapiste, gjë që konfirmon se diçka nuk shkoi mirë.

Aktori po qëndron në një nga hotelet më luksoze, i rrethuar nga sigurimi e nën përkujdesje të madhe të stafit të hotelit.

Depp ishte edhe në Serbi për disa xhirime të tjera. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303