TË FUNDIT

Johnson po përpiqet të marrë aprovimin e parlamentit për marrëveshjen e Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të përpiqet përsëri të hedhë për votim në parlament marrëveshjen e tij për Brexit, pasi ‘u detyrua’ nga kundërshtarët e tij të dërgonte një letër në Bruksel duke kërkuar një shtyrje të afatit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Me vetëm 10 ditë që kanë mbetur deri kur Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE në 31 tetor, ende rrezikohet një Brexit pa marrëveshje ndërsa politikanët e Britanisë debatojnë nëse do të largohen me një marrëveshje, të dalin pa marrëveshje ose të mbajnë një tjetër referendum.

Edhe pse Johnson arriti  një marrëveshje në bisedime me zyrtarët e BE javën e kaluar, nëse do të votohet ditën e sotme në parlament.

Johnson u kundërshtua në parlament të Shtunën nga kundërshtarët që kërkuan një ndryshim në sekuencën e ratifikimit të marrëveshjes, duke i kujtuar kryeministrit një ligj që e detyroi atë të kërkojë një vonesë deri në 31 janar.

Duke zemëruar kritikët e tij, Johnson i dërgoi një letër të pa firmosur BE-së në të cilën kërkohet shtyrja e afatit të Brexit- dhe shtoi një letër tjetër, të nënshkruar, duke argumentuar kundër asaj që ai tha se është një vonesë thellësisht gërryese.

“Një zgjerim i mëtejshëm do të dëmtonte interesat e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerët tanë të BE-së, dhe marrëdhëniet midis nesh,” thuhet në letrën e shkruar nga Johnson.

BE ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, por po përgatit hapat e nevojshëm për të ratifikuar marrëveshjen në Parlamentin Evropian.

Qeveria britanike këmbëngul se vendi do të largohet nga BE në 31 tetor dhe planifikon ta vendosë marrëveshjen në një votim më vonë të hënën në parlament, megjithëse është e paqartë nëse kryetari i Dhomës së Komunave, John Bercow, do ta lejojë një votim të tillë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat